minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Situata në veri të Kosovës/ Arifi: Serbia po krijon luftë në Ballkan në emër të Rusisë, banorët e Preshevës të rënduar psikologjikisht

0
Situata në veri të Kosovës/ Arifi: Serbia po krijon luftë në Ballkan në emër të Rusisë, banorët e Preshevës të rënduar psikologjikisht

Prej 19 ditësh serbët e veriut të Kosovës  mbajnë të bllokuara rrugët e vendit.

 

Ndërsa prej 2 ditësh janë  shtuar edhe barrikadat që bllokojnë në territorin e Serbisë udhëtimin përmes vendkalimit në Merdare, arteria kryesore mes Kosovës dhe Serbisë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa bashkësia ndërkombëtare është e alarmuar.

 

Advertisement

Në këto kushte udhëtarët, kryesisht shqiptarë, janë të detyruar të ndërmarrin rrugë të tjera për të hyrë në Kosovë. Një prej mundësive është kalimi përmes Preshevës.

 

Shqipërim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës tha për Vizion Plus se gjatë ditës së sotme është vënë re një numër i lartë i lëvizjeve të qytetarëve dhe automjeteve.

 

Advertisement

Rruga përmes Preshevës, sipas tij, është më e gjatë, por shihet si e vetmja mundësi.

 

Ne shohim një mobilizim të ushtrisë dhe policisë në Luginën e Preshevës.

 

Advertisement

Respekti politik në Luginë është i matur për të mos përshkallëzuar situatën në very të Kosovës. Lugina e Preshevës përdoret si rrugë alternative. Është vënë re një numër i madh makinash e deri tani ccdo gjë është në rregull.  Udhëtimi nga Presheva normalisht që bëhet më i gjatë”, tha ai.

 

 

Arifi shtoi se Beogradi po tenton të krijojë një luftë një Ballkan në emër të Rusisë, ndërsa thekson se banorët e Luginës së Preshevës janë të rënduar psikologjikisht nga situata e krijuar.

Advertisement

 

Ai deklaroi se ata kanë nevojë për Shqipërinë dhe Kosovën dhe jo për Serbinë.

 

Jetojmë në një shtet totalitar. Lugina është e ngarkuar psikologjikisht. Ne kemi problemte tona dhe normalisht jemi munduar me ndërkombëtart për të përmirësuar jetën, por ja që nuk po bëhet. Ne kemi nevojë shumë më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën sesa për Beogradin.

Advertisement

 

Serbia do të krijojë luftë në emër të Rusisë në Ballkan. Në Luginë po shihet situata se si do veprohet në vijim”, tha Arifi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit