
Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve.
Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel, por nuk arritën dot marrëveshje. Palët ia hodhën fajin njëra-tjetrës, ndërsa, ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak bëri thirrje që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren.
Advertisement
Masa e reciprocitetit që vendosi qeveria e Kosovës në shtator të vitit të kaluar, u shoqërua me protesta dhe bllokime të pikëkalimeve kufitare nga qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore.
Advertisement