minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, analistët pesimistë për bisedimet

0
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, analistët pesimistë për bisedimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet këtë të hënë për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Pritshmeritë për të arritur zhvillime konkrete në këtë takim janë shumë të pakta.

 

Njohësi i procesit të dialogut, Besnik Vasolli, shprehet i bindur se takimi mes dy udhëheqësve do të jetë i ngjashëm me atë të herës së pare, duke theksuar se  perfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje.

 

Advertisement

BESNIK VASOLLI

NJOHËSI I PROCESIT TË DIALOGUT KOSOVË-SERBI

“Do të jetë një takim i ngjashëm me të kaluarën. Zotëri Kurti ka parashtruar disa kërkesa për të cilat nuk kemi parë përgjigje konkrete. Kështu që mendoj që të dy palët janë pozicionuar dhe nuk janë duke treguar gatishmëri për të lëvizë nga ato pozicione. Sa do të arrijë BE-ja që t’i bind të lëvizin nga pozicionet e tyre, unë e kam pikëpyetje. Ndoshta SHBA, që duket janë të involvuara kanë mundësi të bëjnë pak lobim dhe ndikim pozitiv tek dy palët që të vazhdohet me dialog dhe të shkohet drejtë një marrëveshje.”

 

Advertisement

Edhe Emir Abrashi nga “Demokracia Plus”, është pesimist për takimin e dy liderve.

 

EMIR ABRASHI

ANETARE E ORGANIZATES E PAVARUR  “DEMOKRACIA PLUS”

Advertisement

“Nuk kam ndonjë pritshmëri për ndonjë zhvillim real në këtë takimin e radhës. Megjithatë, shpresoj që të ketë të paktën dakordim për t’iu rikthyer në mënyrë serioze këtij procesi.”

 

Për Institutin Demokratik te Kosovës, qeveria Kurti po ecën ngadalë në këtë proces dhe marrëveshja duket e larget.

 

Advertisement

VIOLETA HAXHOLLI

“Sa i përket lëvizjeve përpara, mund të them ashtu se ne jemi optimistë se dialogu do të ketë zhvillime konkrete, lëvizet përpara drejt normalizimit. Megjithatë, nga ana e Kosovës po shohim se qeveria po dëshiron të marrë gjithë kohën e nevojshme të zhvillojë këtë proces jo duke u ngutur, por duke shqyrtuar dhe analizuar mirë hapat drejtë marrëveshjes. Prandaj nuk shohim një marrëveshje të shpejtë.”

 

Në takimin e parë të nivelit të lartë, kryeministri Kurti paraqiti katër propozime, të cilat u refuzuan nga pala serbe. Ndërsa Vuçiç kërkoi zbatimin e marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit