minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Skandal në Greqi/ Policia thirrje për të vrarë protestuesit

0
Skandal në Greqi/ Policia thirrje për të vrarë protestuesit

Qindra protestues  mbushën rrugët e Athinës për të kundërshtuar dhunën policore.

 

Demonstrata, raporton Vizion Plus, degjeneroi në dhunë ku protestueset hodhën molotov dhe sende të forta ndaj policisë. Të paktën 16 persona kanë rënë në pranga ndërsa sipas autoriteteve 5 policë kanë mbetur të plagosur.

 

Advertisement

Një oficer policie është në gjendje të rënd pasi është  rrahur brutalisht nga disa persona të mbuluar me kapuç. Plagosja e oficerit ka shkaktuar reagime të ashpra nga kolegët e tij.

 

 “Ata  kanë mbaruar, hajde ti vrasim” dëgjohen forcat speciale në një video të publikuar në rrjetet sociale, duke dhënë kështu  sinjalin për tu kundërpërgjigjur.

 

Advertisement

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për protestat e dhunshme, duke u shpreh se mesazhet në Nea Smyrni janë të trishtueshme.

 

KIRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTRI GREK

Advertisement

 

“Imazhet e trishtueshme të dhunës që pamë të gjithë sonte në Athinë duhet të jenë të fundit. Dhe jeta e një prej bashkëqytetarëve tanë, policit të ri që ishte në rrezik, për të na zgjuar. Në këto momente, përmbajtja dhe gjakftohtësia duhet të mbizotërojnë nga të gjithë. Dhe u drejtohem veçanërisht të rinjve tanë, të cilët janë të destinuar të krijojnë trazira. Jo për të shkatërruar. Zemërimi i verbër nuk çon askund.”

 

Protesta kundër dhunës policore, erdhi dy ditë pas incidenteve që ndodhën në sheshin Nea Smirni, me rrahjen e një qytetari në mesditë nga policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit