Autoritetet greke kanë lënë në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”.

Të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën pesë akte terroriste në Athinë, Selanik dhe Larisa.

Gjithsej janë 10 të pandehur, teksa 4 prej tyre ndodhen në qeli.

Mes tyre është edhe drejtuesi i dyshuar i organizatës i mbajtur në burgjet e Domokos, një antiautoritar i njohur me të kaluar kriminale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar një grua që dyshohet se kishte lidhje me vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Greqia është tronditur shpesh herë nga shpërthime terroriste nga organizata që njihen si mbështetës të së majtës ekstreme./vizionplus.tv/