minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sulmohet me armë stacioni policor në veri të Kosovës

0
Sulmohet me armë stacioni policor në veri të Kosovës

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri në veri të vendit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës.

 

 

Sulmi vjen pas implementimit të marrëveshjes së targave me Serbinë, që ka rritur tensionet mes dy shteteve.

Advertisement

 

 

Policia e Kosovës bën me dije se të paktën dy herë është qëlluar në drejtim të tyre në stacionin policor kufitar në Jasenovik. Një prej plumbave është gjetur pasi kishte goditur rrethimin e objektit policor.

 

Advertisement

 

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa Drejtoria kundër Terrorizmit ka nisur tashmë hetimet për kryerje të veprave terroriste.

 

 

Advertisement

KOMUNIKATA:

 

 

Prishtinë, më 03 nëntor 2022

Advertisement

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armesh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke.

Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit