minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sveçla publikon pamjet e dhunës ndaj shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut: Kriminelët do dënohen ashpërsisht

0
Sveçla publikon pamjet e dhunës ndaj shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut: Kriminelët do dënohen ashpërsisht

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë publike momentin e sulmit fizik ndaj dy shqiptarëve që sulmohen fizikisht në veri të Kosovës.

 

Raportohet se dy të rinjtë janë dhunuar në sheshin kryesor të një nag katër komunave me shumicë serbe, në Mitrovicë të Veriut.

 

Advertisement

Ministri i Brendshëm i Kosovës shkruan krah videos se qytetarët shqiptarë janë dhunuar nga milicia fashiste, ndërsa e konsideron aktin sit ë orkestruar nga Beogradi.

 

Ai shton se autorët duhet të vihen para drejtësisë dhe të dënohen ashpërsisht.

 

Advertisement

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.

 

Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.

 

Advertisement

Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, shkruan ai.

Dy të rinjtë u dhunuan barabarisht në veri të Kosovës, ndërsa policia në një reagim zyrtar thekson se ata janë dhunuar nga grupe kriminale.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit