Të hënën Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë europiane Borell.

 

Analisti Arbër Vllahiu në një intervistë për Vizion Plus me Pranvera Borakajn tha se takimi i të hënës është më i rëndësishmi, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të pranojnë marrëveshjen dhe të nisin zbatimin e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Parimi themelor i BE është se ka një marrëveshnjë në tavolinë ose mere ose lërë. Ai që e lë do përballet me pasojat, ai që e merr do vijojë përpara. Takimi i të hënës është një prej takimeve më të rëndësishme, në të cilën edhe Kurti edhe Vuçiç do duhet që zyrtarisht ta mbështesin planin, për të filluar zbatimin e marrëveshjes”, tha Vllahiu.

 

Analisti shtoi më tej se e gjithë marrëveshja është e mbyllur dhe Kurti e Vuçiç duhet ta pranojnë ashtu siç është, pa i ndryshuar asnjë gjë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E gjithë marrëveshja që është në tavolinë do pranohet si e tillë, pa ju hequr asnjë gjë. Është e mbyllur si marrëveshje dhe do flitet për zbatimin e saj. Kjo marrëveshje ka një aneksa, se kur duhet të fillojë zbatimi e kur duhet të mbarojë. Të hënë të dyja palët duhet të kthehen nga parimi në zotim”, tha Vllahiu.

 

Analisti foli edhe për asosacionin, për të cilin tha:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Atë që Kurti ka provuar të bëjë në Kuvendin e Kosovës është të shes propozimin e tij që ta ëojë si një plan të ri. A do themelohet asosacioni me emrin që është apo me të kaluarën? Kushtetuta e Kosovës nuk mund të shkelet. Duhet parë si do sillet Serbia për asosacionin, do e pranojë si është apo do kërkojë diëka më shumë. Me marrëveshjen e të hënës të dyja palët zotohen se do zbatojnë marrëveshjen dhe asosacionin”.

 

Ndërkohë, vetëm dy ditë përpara takimit në Bruksel, Kurti bisedoi me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ky i fundit i bëri thirrje të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, deklaroi se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohen për afatet e zbatimit të propozimit evropian.