Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në parlament, përmes të cilit bëhet thirrje që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Deputeti Goncharenko ka bërë publike iniciativën e tij në Tëitter, duke shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë ka shkruar ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, i cili tha se pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, tashmë populli ukrainas i njeh cilët janë miqtë e vërtetë.

 

“Iniciativë e rëndësishme nga deputetët ukrainas, duke bërë thirrje për njohjen e Kosovës. Prej vitesh, Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovën, duke ruajtur lidhje miqësore me Serbinë. Pas pushtimit gjenocidal rus, Ukraina e di se cilët janë miqtë e vërtetë. Sigurisht që jo apologjetët e Putinit”, ka shkruar Selimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deputeti Goncharenko po ashtu ka bërë një postim tjetër në Facebook në lidhje me draft-rezolutën e propozuar, duke thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës s’e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe shteti njihet nga 22 vende të BE-së si dhe nga ShBA, Britania e Madhe e Kanada.

 

Ai ka thënë tutje se një hap konsistent para i Ukrainës do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës./Express

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";