minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tensione Shkup-Sofje/ Përplasje për të drejtat e minoritetit

0
Tensione Shkup-Sofje/ Përplasje për të drejtat e minoritetit

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë tensionuar sërish.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ka kritikuar autoritetet maqedonase për shkeljen e të drejtave të pakicës bullgare, që jeton në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se është e papranueshme që në shekullin 21, të mos u njihet e drejta e vëtëdeklarimit.

 

EKATERINA ZAHARIEVA

Advertisement

MINISTRE E JASHTME, BULLGARI

 

“Ne reagojmë në çdo rast dhe shpresojmë që të mos ndodhë më. Mbi 100,000 qytetarë kanë shtetësi bullgare dhe nganjëherë frikësohen të deklarohen. Jemi shumë të qëndrueshëm në politikën me Shkupin prandaj edhe pati habi kur i thamë ‘jo’ kornizës së negociatave. Sidoqoftë, pozicioni i Bullgarisë është i njëjtë që nga viti 2019. Ne besojmë se ka një përmbushje të ngadaltë ose mungesë të përmbushjes së detyrave nga pala maqedonase, sa i përket Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut.”

 

Advertisement

Deklarata e ministres së jashtme ka ardhur pasi Kreu i shtetit bullgar ka thënë se institucionet duhet të marrin masa për t’i mbrojtur në mënyrë adekuate të drejtat e shtetasve bullgarë jashtë vendit, kur ata sulmohen vetëm për shkak të vetëdijes së tyre kombëtare.

 

POR Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i ka mohuar akuzat e Sofjes, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Edhe pse në Kushtetutë nuk kemi bullgarë etnikë, të gjithë mund të përcaktohen në regjistrimin e popullsisë, sepse pyetja do të jetë se cilës bashkësi etnike i përkisni. Ne jemi një komunitet shumetnik, ne i respektojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në vend, madje edhe të atyre më të vogla”.

Advertisement

 

Ndërsa presidenti i vendit, Stevo Pendarovski e ka konsideruar qëndrimin e homologut Radev, si ndërhyrje në punët e brendshme të shteti dhe shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

 

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i kanë ftohur raportet që nga nëntori i vitit të kaluar, kur kjo e fudnit bllokoi kornizën e negociatave mes Shkupit dhe Brukselit, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe aspektet historike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit