minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tensionet në veri/ Burjani: Kurti ka dështuar ta lexojë Perëndimin, gjuha e tij politike e dëmshme për Kosovën

0
Tensionet në veri/ Burjani: Kurti ka dështuar ta lexojë Perëndimin, gjuha e tij politike e dëmshme për Kosovën

Analisti Blerim Burjani në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me tensionet në rritje në veri të Kosovës, qasjen e ndërkombëtarëve dhe qëndrimin konstant të kryeministrit Kurti përballë kritikave të vazhdueshme nga aleatët.

 

Kush po tenton ta destabilizojë Kosovën?

 

Advertisement

“Kjo është një temë shumë interesante shkurtimisht dhe dramatike, se kush po e shkakton po dihet, gjeneza e problemit është Serbia, ajo ka 24 vjet që pothuajse e mban vendin e njëjtë, me probleme, me kriza, me destabilitet dhe tenton vazhdimisht të krijojë probleme kohë pas kohë. Vazhdimisht ka kërcënime nga Serbia, afrohet në kufirin me Kosovën, e rrisin gatishmërinë ushtarake dhe debatet e panumërta bëhet në Serbi kundrejt Kosovës, asnjë debat fatkeqësisht nuk dëgjohet në Serbi që kanë dëshirë të kenë një zgjidhje me Kosovën dhe si të normalizojnë raportet. Kjo po tregon edhe  një paaftësi e madhe edhe për komunitetin ndërkombëtarë që 24 vjet nuk janë në gjendje asnjëherë për tu marrë me temën seriozisht dhe për t’u marrë seriozisht edhe me Serbinë, që nuk ka interes që të merret seriozisht Kosova, pasi ata interesin e vet e kanë që të kthehen forcat ushatarke në Kosovë, si të uzurpojnë Kosovën dhe normalizimi është vetëm një temë tabu për ta, një politikë e rreme e Vuçiç. Vuçiç është një njeri manovrues, dinak, mashtrues i madh që tërë gjendjen në Serbi e ka bërë kaotike jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për sigurinë”, thekson ai.

 

Aletaët kryesorë të Kosovës kanë pasur një tjetër qasje, a ka cënuar raportet me SHBA dhe BE, kryeministri Albin Kurti?

 

Advertisement

“Kjo duket është njëfarë keqkuptimi jashtëzakonisht i madh. Kurti politikisht ka dështuar ta lexojë perëndimin, se çfarë është kërkesa perëndimore. Ata nuk njohin zgjedhjet për mendimin tim në Kosovë, zgjedhjet në komunat veriore, por njohin vetëm procesin zgjedhor. Procesi zgjedhor për ta është legjitim, sepse është i bazuar në organizimin e zgjedhjeve nga KQZ në Kosovë, në pajtueshmërinë me ligjet  e Kushtetutën e vendit. Përderisa ata tërë kohën ia kanë bërë me dije se nuk do të pranojmë në asnjë variant që të eskalojë gjendja në veri dhe kryetarët e komunave nuk do të vendosen në objekte, por do të vendosen në afërsi të objekteve apo diku tjetër edhe prioritet për ta ka pasur vetëm siguria, stabiliteti i sigurisë dhe asnjë qasje tjetër”, tha ai duke shtuar se Kurti nuk ka lexuar siç duhet mesazhet e Perëndimit e ndërsa Perëndimi ka dështuar  me ia sqaruar qartë se çfarë dëshiron nga Kurti, duke nënvizuar se zgjedhjet u implementuan nga ndërkombëtaret sa për sy e faqe.

 

Mendoni se është thjesht një keqkuptim i Kurtit me atë çfarë aleatët kërkojnë në lidhje me komunat në veri apo ka diçka më shumë?

 

Advertisement

“Nuk ka diçka më shumë, ata duket se e kanë humbur besimin më shumë te zoti Kurti, kjo duket shumë e pranishme, që ata nuk i besojnë Kurtit se e ka seriozisht që do të zbatojë këtë dialog dhe do të zbatojë asociacionin në komunat me shumicë serbe e duket po ashtu që Perëndimi nuk ka asnjë përkrahje për këtë njeri kontravers me kompleksitete të shumta politike dhe me një fjalor jashtëzakonisht interesant dhe të padobishëm për veten e vet dhe Kosovën”, thekson ai duke theksuar se fjalori i Kurtit është shumë i dëmshëm në raport me ndërkombëtarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit