minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tensionet në Veri/ Presidenca e Kosovës: Serbia përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës, strukturat kriminale dhunuan policinë

0
Tensionet në Veri/ Presidenca e Kosovës: Serbia përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës, strukturat kriminale dhunuan policinë

Prishtina zyrtare ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Presidencës, Blerim Vela, në një reagim në rrjete sociale shprehet se Serbia është përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Kosovës.

 

Ai shton se strukturat kriminale serbe janë urdhëruar për të krijuar tensione dhe përdorur dhunë ndaj uniformave blu.

 

Advertisement

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, deklaron ai.

 

Në komunat me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq,  dhe Zubin Potok, udhëheqësit e komunave janë shoqëruar nga forcat policore.

 

Advertisement

Protestuesit serbë kanë tentuar të ndalojnë krerët e zgjedhur për të hyrë në godina, ndërsa policia ka hedhur gazlotsjellës për mbajtjen e tyre nën kontroll.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit