minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tragjedia në spitalin COVID në Tetovë/ Zaev: Dorëheqjet, pas hetimeve

0
Tragjedia në spitalin COVID në Tetovë/ Zaev: Dorëheqjet, pas hetimeve

Pas tragjedisë së 8 shtatorit në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, ministri i shëndetësisë, zëvendësi i tij, drejtori i spitalit të Tetovës dhe shefi ekonomik dhanë dorëheqjen duke iu dorëzuar presionit të shtuar mbi mungesën e përgjegjësisë dhe transparencës. Por kryeministri Zoran Zaev nuk ka marrë ende një vendim duke thënë se për këtë çështje do të flasë rezultati i hetimeve.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER, MAQEDONI E VERIUT

Advertisement

“Duke pasur parasysh se hetimi po zhvillohet me dinamikë të lartë dhe se është i pajisur me nivelin më të lartë të ekspertizës dhe profesionalizmit, vlerësimi dhe vendimi im lidhur me dorëheqjet e paraqitura do të bazohet ekskluzivisht në faktet që marr nga hetimi.”

 

Edhe presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se llogaritjet politike duhen lënë mënjanë, ndërsa hetimi për shpërthimin e zjarrit, të vazhdojë i pavarur.

 

Advertisement

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT, MAQEDONI E VERIUT

“Derisa të përfundojë hetimi nuk mund ta dimë kush është fajtor, ose nëse dikush është fajtor, a mund të jetë defekt teknik dhe a ekziston njeri që mund ta mbajë atë faj. Prandaj duhet ti lëmë organet hetuese të bëjnë punën e tyre. Por për përgjegjësinë tjetër atë subjektive, morale, nuk mund t’ia sugjerosh dikujt, kjo është ndjenjë personale .”

 

Advertisement

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut funksionojnë 19 spitale të përkohshëm për të sëmurët me koronavirus, pikëpyetjet mbi sigurinë e tyre janë shtuar, pas ngjarjes në Tetovë.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit