minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ushtria serbe në gatishmëri/ Kreu i zyrës për Kosovën: Do mbrohemi nga sulmi i Prishtinës

0
Ushtria serbe në gatishmëri/ Kreu i zyrës për Kosovën: Do mbrohemi nga sulmi i Prishtinës

Pas urdhrit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për vendosjen në gatishmëri të ushtrisë ka reaguar drejtori i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç .

 

Ai ka deklaruar për mediat serbe se vendosja e njësive të ushtrisë në nivelin më të lartë të gatishmërisë është përgjigje ndaj veprimeve të Kosovës, që sipas tij po kryen sulm në veri.

 

Advertisement

Duke pasur parasysh se Kosova e ngriti gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës në nivelin më të lartë, duke i përgatitur ato njësi, për të sulmuar popullin serb në veri të Kosovës. Qëllimi i Kosovës është të sulmojë gratë, pleqtë tanë, fëmijët, burrat, njerëzit tanë. Ne jemi të gatshëm të ruajmë paqen, por edhe t’i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina”

 

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën në veriun e Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit