minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vaksina me detyrim sjell protesta/ Qeveria greke nuk tërhiqet

0
Vaksina me detyrim sjell protesta/ Qeveria greke nuk tërhiqet

Në valën e rikthimit të disa masave për shkak të pranisë së variantit Delta në vend, qeveria greke ka vendosur që universitetet në vitin e ri akademik të hapen, vetëm për personat plotësisht të vaksinuar.

 

Zëvendësministri i arsimit përgjegjës për arsimin e lartë, Angelos Syrigos, përjashtoi mundësinë për mësim në distancë ndërsa bëri të ditur se po hartohet një plan se si do të veprohet me studentët e pavaksinuar. Syrigos e la të hapur mundësinë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për studentët, siç është propozuar tashmë nga Universiteti i Athinës.

 

Advertisement

Ndërkohë, kryeministri Kyriakos Micotakis deklaroi se vaksinimi për mësuesit nuk do të jetë me detyrim por ata kanë një përgjegjësi të lartë morale për tu imunizuar.

 

KYRIAKOS MICOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

Advertisement

 

“Mundësia e bërjes së vaksinimit të detyrueshëm për mësuesit u mor në kosndieratë, por përfundimisht u hodh poshtë si zgjidhja jo e duhur në këtë kohë. Ne duam që fëmijët të kthehen në shkollë sa më të sigurt të jetë e mundur. Vala e katërt e pandemisë e fokuson betejën tek të pavaksinuarit dhe mësuesit kanë një përgjegjësi ndaj fëmijëve që të imunizohen. Kështu nuk do të kenë nevojë edhe për testet laboratorike që do të kërkohen në vazhdimësi, para se të hyjnë në klasë.”

 

Por ndërkohë, zërat që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar vijnë në rritje. Mijëra protestues u mblodhën në Selanik duke reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për punonjësit shëndetësorë, imunizmi i të cilëve nuk do të jetë me dëshirë, nga muaji shtator.

Advertisement

 

Në muajin gusht, klientët e pavaksinuar nuk do të lejohen të frekuentojnë baret, kinematë dhe vende të tjera publike, pasi do të hyjë në veprim pasaporta e gjelbër. Një cështje që ka nxitur reagime të forta në shumë shtete të Europës.

 

Prej disa javësh tashmë, protestat vazhdojnë edhe në Romë e Paris.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit