Vaksina përplas Osmanin me Vuçiç/ Presidentja: Serbia shkeli marrëveshjet e Brukselit

Retorika mes Prishtinës dhe Beogradit është përshkallëzuar sërish, këtë herë pas lajmeve se popullsia në komunat veriore të Kosovës është vaksinuar. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti njoftoi se prokuroria nisi hetimet pasi në rrugë zyrtare nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Ndërsa presidentja në detyrë, Vjosa Osmani theksoi se kjo është një shkelje flagrante e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NE DETYRE, KOSOVE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi njoftuar që institucionet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin. Kjo jo vetëm që është shkelje agrante e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë procesit të dialogut që ka zgjatur me vite të tëra, dhe e dëshmon se Serbia në atë proces është vetëm nënshkruese por kurrë zbatuese e premtimeve që i jep.”

 

Osmani akuzoi edhe qeverinë për mungesën e veprimit në kushtet e krizës shëndetësore duke shtuar se Serbia po e përdor këtë fakt për destabilizim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përderisa mungon një informatë e tillë dhe një bashkërendim i tillë natyrisht që Serbia e shfrytëzon çdo hapësirë dhe çdo vakum të tillë për të destabilizuar vendin. Sepse ata edhe kur e përdorin këtë si argument kinse për mbrojtje të qytetarëve ne fakt po e shfrytëzojnë për destabilizim të situatës, të sigurisë por edhe politik qe pastaj mund të ketë pasoja me të mëdha.”

 

Në përgjigje të këtij qëndrimi, presidenti serb Alexander Vuçiç deklaroi se njohje të Kosovës nuk do të ketë për aq kohë sa ai të jetë president por Beogradi kërkon bashkëpunim me Prishtinën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALEXANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

“Unë e di se çfarë kemi kaluar në Bruksel, atë që po kalojmë çdo ditë dhe jam i kënaqur që sot dikush më akuzon për dërgimin e vaksinave dhe ilaçeve, e jo tankeve. Ne duam një politikë të paqes dhe stabilitetit, ndërsa mbrojmë interesat tona kombëtare.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak ditë më parë Serbia siguroi rreth 5 mijë doza të vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNtech.