Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është shprehur optimist se deri në muajin qershor Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të arrijnë një marrëveshje që do të mundësonte hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

 

Zyrtari i lartë i Brukselit u takua në Sofje me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e Jashtme, për të gjetur sipas tij një gjuhë të përbashkët që do të rezultonte në heqjen e vetos bullgare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OLIVER VARHELYI
KOMISIONER I BASHKIMIT EUROPIAN PËR ZGJERIMIN

“Për Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme që të kemi një Ballkan të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Në këtë mënyrë, mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishte një kontribut i madh. Ne po punojmë intensivish t për një zgjidhje të pranuar reciprokisht.”

 

Por në Shkup skepticizmi është i lartë, ndaj dhe autoritetet kërkojnë një ndërhyrje të fortë nga Brukseli zyrtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI
KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Realiteti i ri gjeopolitik në botë, veçanërisht në Evropë, duke pasur parasysh agresionin rus, sigurisht që kërkon që Bashkimi Evropian të marrë në konsideratë vendimet e saj të mëtejshme. Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, edhe hapja e negociatave për vendet kandidate, ku jemi edhe ne pjesë, duhet të merren seriozisht në konsideratë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një sinjal pozitiv për një zgjidhje të mundshme të konfliktit është dhënë përmes vizitës që po zhvillon në Bullgari ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.