minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, thirrje shqiptarëve që të vetëdeklarohen

0
Nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, thirrje shqiptarëve që të vetëdeklarohen

Pas 19 viteve i mbetur pezull, në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë, përkatësisht i personave që janë në vuajtjen e dënimit, të pastrehëve, si dhe i shtetasve që jetojnë jashtë vendit. Këta të fundit do të munden të plotësojnë të dhënat online, përmes një aplikacioni të posacëm.

 

Në të kundërt, nga data 1 deri më 21 prill, kur do të bëhet regjistrimi i popullatës rezidente, të dhënat mund të plotësohen nga të afërmit.

 

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga Prishtina, ku është takuar me liderët politikë, ka bërë thirrje që ky proces të marrë vëmendjen e duhur.

 

 

ARTAN GRUBI

Advertisement

ZV/KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

 “Po presim që të tejkalojmë numrin 200 mijë dhe të afrohemi te 300 mijë, sa i kemi parashikimet e qytetarëve tanë në diasporë. Por, kemi kohë deri më 21 prill dhe po shpresojmë në ndihmën e miqve tanë në Prishtinë dhe Tiranë, për të krijuar një atmosferë goxha mobilizuese në diasporë, që të regjistrohen vetë qytetarët tanë”.

 

Advertisement

Sipas Entit shtetëror për statistika, deri më tani janë regjistruar më shumë se 77 mijë qytetarë nga diaspora. Përqindja e popullatës shqiptare lidhet edhe me të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë, siç është ajo e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, e cila në Kushtetutë përkufizohet si gjuhë, të cilën e flasin më shumë se 20 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

 

Ndërkohë, Opozita maqedonase ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme me të cilat synon anulimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

 

Advertisement

VMRO-DPMNE pretendon se regjistrimi nuk është proces statistikor, por politik. Kjo parti ka akuzuar partitë në pushtet për manipulimin e rezultatit sa i përket përqindjes së popullatës, në veçanti asaj shqiptare, e cila bazuar në regjistrimin e vitit 2002 përbën 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm, në popullsinë prej dy milionë banorësh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit