minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

0
Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.

Temë e diskutimit ishte zgjerimi i bllokut pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përveç deputetëve nga Parlamenti Evropian, morën pjesë edhe deputetë nga parlamentet kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE-së, por edhe të vendeve kandidate dhe të kandidatëve potencialë.

Derisa u fol për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi tha se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.

Advertisement

Ai tha se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku “shtetet anëtare duan rezultate të qarta”.

“Në këto kohëra të vështira dhe në kontekstin e ndryshimeve gjeo-politike, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor”, tha Varhelyi.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, shtoi ai.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Advertisement

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Varhelyi tha se të dyja vendet duhet të dëshmojnë përkushtim të qartë në kryerje të detyrave.

“Po shohim se Serbia është në një pozitë të vështirë në rrethanat dhe sfidat ekzistuese gjeo-politike. Duhet ta pranojmë këtë. Çështja e sanksioneve [kundër Rusisë] është vetëm një prej simptomave të problemeve. Ne jemi krejtësisht të gatshëm ta mbështesim Serbinë në përshtatjen e mëtejme me politikën e BE-së, lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, kemi nevojë që edhe Serbia të marrë obligime të reja”, tha Varhelyi.

Advertisement

Serbia, aleate e Rusisë, është vendi i vetëm në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Varhelyi u bëri thirrje vendeve të rajonit që ta rrisin edhe bashkëpunimin mes vete, nëse, siç tha, duan të përfitojnë nga plani për investime dhe ekonomi i Bashkimit Evropian./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit