minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Vetëvendosje” ankohet në gjykatë, kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ për 47 kandidatët

0
“Vetëvendosje” ankohet në gjykatë, kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ për 47 kandidatët

24 orë pasi paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa nuk i dha dritën jeshile certifikimit të 47 kandidatëve që kanë probleme me ligjin, partitë e prekura nga ky vendim e kanë çuar çështjen në gjykatën supreme. Lideri i lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti është në mesin e emrave që nuk mund të kandidojnë. Përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Blerim Sallahu u shpreh i bindur se do ta fitojnë çështjen.

BLERIM SALLAHU

PERFAQESUES LIGJOR, LVV

“Kodi penal, mbi të cilin janë shqiptuar dënime alternative kandidatëve tanë për deputetë, nuk prodhon asnjë pasojë juridike dhe mbi bazën e kësaj konsiderojmë se deputetët tanë do të certikohen nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston brenda kësaj gjykate.”

Advertisement

 

Në rast se nuk përmbushen pritshmëritë, Lëvizja Vetëvendosje shprehet e bindur për të vijuar betejën ligjore.

 

“Nëse ndodh e kundërta, tani jemi në dy rrafshe, në rrafshin politik ku organet e Lëvizjes Vetëvendosje do të vendosin tutje çka do të bëjmë dhe patjetër që do të drejtohemi edhe në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e një vendimi të tillë.”

Advertisement

 

Më 3 janar të vitit 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit vërtetoi dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit