minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

VIDEO/ Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën: Ky afrim nuk është normal

0
VIDEO/ Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën: Ky afrim nuk është normal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, ku shihet ushtria serbe përgjatë kufirit.

Kurti thotë se gjatë ditës dje (21 mars) , njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës thotë se qeveria është e vetëdijshme se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Advertisement

Ndonëse njofton se po i vëzhgojnë me kujdes lëvizjet, kryeministri Kurti thotë se ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake serbe, nuk është normal.

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shkruan Kurti në Facebook./Vizionplus,tv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit