Pas një debati të gjatë e të ashpër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, opozita në Mal të Zi shkarkoi me 46 vota kryetarin e parlamentit, Aleksa Beçiç. 36 deputetë të Frontit Demokratik dhe demokratëve u shprehën kundër.

 

Aleksa Beçiç është kryetar i partisë proserbe “Demokratët”, që formoi një shumicë parlamentare me partinë e Frontit Demokratik, po ashtu parti proserbe, dhe me Lëvizjen Qytetare URA pas zgjedhjeve të 30 gushtit të vitit 2020, duke e rrëzuar Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviç nga qëndrimi në pushtet prej 30 vitesh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nisma për largimin e Beçiç dhe rënia e qeverisë, është rezultat i një krize disamujore në bashkëqeverisje, e cila u përshkallëzua pasi Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazovic shprehu pakënaqësitë për punën e qeverisë për shkak të bllokadës së integrimit evropian.

 

Më 4 shkurt, parlamenti i Malit të Zi votoi për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç, ndërsa vijojnë negociatat për formimin e qeverisë së pakicave, në krye të së cilës pritet të jetë Dritan Abazoviç. Nëse ky skenar merr formë, në të nuk do të përfshihen partitë proserbe dhe as socialdemokratët e presidentit Gjukanoviç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";