minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vrasja e Liridona Murselit, reagon Presidentja Osmani: Krim i tmerrshëm, ndaj dhimbjen me fëmijët

0
Vrasja e Liridona Murselit, reagon Presidentja Osmani: Krim i tmerrshëm, ndaj dhimbjen me fëmijët

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së Liridona Mureslit dhe arrestimit të bashkëshortit të saj, pasi ky i fundit dyshohet se ka porositur krimin.

 

Presidentja Osmani kërkon që autori të marrë dënimin e merituar dhe ka theksuar se ky krim kërkon veprim të menjëhershëm.

Advertisement

 

Presidentja thotë se ndan dhimbej nem familjen e Liridonës e sidomos me dy fëmiëj te saj të mitur, të cilët ishin të pranishëm në momentin e krimit të rëndë.

 

Vjosa Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.

Advertisement

Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme.

Advertisement

 

Sipas medive në Kosovë, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës do të dalin ditën e nesërme para Gjykatës.

 

Advertisement

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar  se seanca dëgjimore do të mbahet nesër.

 

“Nesër në ora 09:30 mbahet seanca”, ka thënë shkurtimisht Gashi.

 

Advertisement

Plava, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar Liridonën ,ka deklaruar para hetuesve se është paguar 30 mijë euro nga Naimi, për t;i vrarë bashkëshorten./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit