minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vrasjet brutale të grave në vendet e Ballkanit Perëndimor shkaktojnë alarm dhe ekspozojnë gabimet në sistem

0
Vrasjet brutale të grave në vendet e Ballkanit Perëndimor shkaktojnë alarm dhe ekspozojnë gabimet në sistem

Një burrë në Bosnjë vrau gruan e tij dhe e transmetoi ngjarjen drejtpërdrejt në Instagram. Në Serbinë fqinjë 27 gra u vranë në sulme me bazë gjinore, pavarësisht përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar trendin.

 

Aktivitët në Kosovë thanë se dhuna ndaj grave është një “emergjencë kombëtare”.

 

Advertisement

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor gratë ngacmohen, përdhunohem rrihen dhe vriten, shpesh nga partnerët e tyre dhe pasi raportojnë vazhdimisht dhunën tek autoritetet, thuhet në një artikull të AFP, referuar dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor.

 

Rajoni është jashtëzakonisht konservator, me një traditë shekullore të dominimit të meshkujve, por problemi u rrit pas luftërave në vitet 1990 dhe krizave politike, ekonomike dhe sociale që kanë vazhduar që nga përfundimi i konflikteve.

 

Advertisement

Si përgjgije grupet e grave në rajon kanë organizuar protesta për të tërhequr vëmendje ne publikut dhe për të kërkuar veprim. Ata kanë ngritur linja ndihme dhe strehimore për gratë.

 

Por aktiviatët fajësojnë autoritetet se nuk kanë vepruar më me vendosmëri për të mrojtur gratë dhe për të luftuar një kulturë të mosndëshkimit.

 

Advertisement

Publiku në Bosnje dhe në rajonin e gjerë u trondit në gusht, kur një grua në qytetin verilindor të Bosnjës, Gradacac, u qëllua në kokë nga ish-partneri i saj, në një video live në Instagram.

 

Vrasja ishte “aq e frikshme dhe kaq tragjike” saqë na “api sytë”, tha Jadranka Milicevic, nga grupi Cure (Girls).

 

Advertisement

Në Ballkanin Perëndimor, shumica e vendeve kanë miratuar ligje dhe rregullore për të luftuar dhunën ndaj grave, por zbatimi mbetet jokoherent, thonë aktivistët.

 

Bosnja, për shembull, ishte ndër vendet e para që ratifikoi Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës mbi dhunën ndaj grave, por problemi vetëm sa është rritur që atëherë, tha Milicevic.

 

Advertisement

“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje janë një fenomen global. Ato ekzistojnë kudo, por është përgjigja e shtetit ndaj dhunës ajo që është çështja kryesore,” tha Vanja Macanovic, nga Qendra Autonome e Grave në Serbi. 

 

“Për fat të keq, ajo që ne shohim këtu (në Ballkan) është se dhuna miratohet. Është një model sjelljeje që nuk dënohet mjaftueshëm në publik.”

 

Advertisement

“Ne kemi nënshkruar të gjitha deklaratat, rezolutat dhe konventat relevante ndërkombëtare, por zbatimi i tyre është i dyshimtë,” tha Milicevic. 

 

“Shumë njerëz ende e perceptojnë dhunën (në familje) si një çështje private, një çështje private mes dy personave. Ata nuk e kuptojnë se është një problem social”.

 

Advertisement

Vëzhguesit përmendin dënimet e buta të Bosnjës për dhunën dhe vrasjen e grave si një nga problemet kryesore.

 

Një raport i vitit 2022 nga GREVIO, një organ ekspert që monitoron zbatimin e Konventës së Stambollit, tha se praktika të tilla gjyqësore ushqejnë një “ndjenjë mosndëshkimi” që ndihet fuqishëm si nga autorët ashtu edhe nga viktimat e tyre.

 

Advertisement

Vetëm një herë një vrasës u dënua me maksimum 40 vjet në një rast ku një grua ishte viktimë, tha Milicevic.

 

Gjithsej 65 gra janë vrarë në 10 vitet e fundit dhe pesë u kanë mbijetuar tentativave për vrasje në vendin me 3.3 milionë banorë, tregojnë të dhënat lokale.

 

Advertisement

Situata është e ngjashme në Kosovë, një tjetër shoqëri ballkanike tejet patriarkale dhe e orientuar drejt meshkujve. Atje, përdhunimi i një vajze 11-vjeçare vitin e kaluar nga pesë persona shkaktoi protesta në rrugë duke kërkuar siguri për gratë, gjë që çoi në dorëheqjen e shefit të policisë.

 

Por protestuesit dolën përsëri në rrugë më vonë në 2022, të zemëruar nga dy vrasje në kryeqytetin Prishtinë.

 

Advertisement

Një mësuese e gjeografisë 63-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, ndërsa një grua shtatzënë u gjurmua jashtë spitalit nga bashkëshorti i saj, i cili e vrau ndërsa ajo priste të lindte.

 

Gjithsej 66 gra janë vrarë nga partnerët ose burrat që nga viti 2000 në Kosovë, një komb prej 2 milionë banorësh, ndërsa vetëm një autor është dënuar me burgim të përjetshëm, tregojnë statistikat zyrtare.

 

Advertisement

Aktivistja serbe Macanovic beson se një pjesë e problemit është se “institucionet nuk po mbajnë përgjegjësi” dhe nuk ka pasoja për gabime në trajtimin e rasteve. Kjo i dekurajon gratë që t’i drejtohen shtetit për ndihmë, veçanërisht në komunitetet më të vogla, shtoi ajo.

 

E përballur me një rritje të dhunës dhe vrasjeve të grave, në vitin 2017 Serbia filloi zbatimin e një ligji të posaçëm për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet agjencive, për të marrë masa të menjëhershme kundër sulmuesve dhe për të ngritur grupe lokale pune për parandalimin e dhunës.

 

Advertisement

Ministri serb i të drejtave të njeriut dhe të pakicave Tomislav Zigmanov premtoi përpjekje të mëtejshme në një takim të fundit në kryeqytetin Beograd, duke shënuar një fushatë globale për të luftuar dhunën ndaj grave.

 

Zigmanov bëri thirrje për bashkëpunim me organizatat bazë në parandalimin e dhunës dhe monitorimin e procesit penal.

 

Advertisement

“Ne duhet të kemi edhe organizata qytetare si partnerë kur bëhet fjalë për krijimin e një shoqërie tolerante të respektit dhe mirëkuptimit reciprok,” tha ai.

 

Në Kosovë, Ministria e Drejtësisë po dërgonte mesazhe SMS për të paralajmëruar kundër dhunës dhe për të nxitur gratë të raportojnë sulmet. Zyrtarët e lartë atje kanë kërkuar publikisht dënime më të ashpra për autorët dhe kanë kritikuar praktikat e kaluara.

 

Advertisement

“Kemi nevojë që i gjithë sistemi i drejtësisë t’i japë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave”, tha kryeministri Albin Kurti në një konferencë të martën me titull “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!” 

 

Kurti përmendi “rastet kur kriminelët lirohen dhe krimet përsëriten edhe më keq se herën e parë”.

 

Advertisement

Bosnja, gjithashtu, miratoi një ligj për parandalimin e dhunës në familje disa vite më parë dhe autoritetet kanë premtuar të bëjnë më shumë.

 

Por në shoqëritë që kaluan nëpër luftëra, ku ekonomitë dhe institucionet janë shkatërruar dhe ku ndarjet etnike, politike dhe sociale shpesh nxiten nga autoritetet në vend që të kundërshtohen, vetëm ndryshimet ligjore nuk janë të mjaftueshme, thonë ekspertët.

 

Advertisement

Dhuna ka vazhduar dhe do të vazhdojë, beson Vesna Stanojevic, e cila drejton një zinxhir shtëpish të sigurta për gratë në Serbi.

 

“Ndonjëherë ne pranojmë gra që janë rrahur aq shumë sa nuk mund të ecin ose të lëvizin kokën, të cilat kanë ardhur pasi janë në spital, që janë gati të lindin, kanë lëndime në stomak,” tha ajo.

 

Advertisement

“Ku e mësuan ata (sulmuesit) këtë? Kush janë modele për fëmijët tanë?” ajo pyeti. 

 

“Ne duhet të edukojmë dhe shoqëritë, padyshim që nuk po e bëjmë këtë.”

 

Advertisement

Aktualisht, më shumë se 40 gra dhe fëmijë janë duke qëndruar në strehimoret e drejtuara nga organizata e saj, tha ajo.

 

“Në 32 vitet e punës sime, nuk kam parë rënie të dhunës. … Ndonjëherë ka më shumë, ndonjëherë më pak, por në përgjithësi është gjithmonë aty.”

 

Advertisement

Në një nga strehimoret, një grua 26-vjeçare tha në një intervistë se vendosi të largohej nga partneri i saj kur vuri re mavijosje edhe tek djali i tyre i vogël.

 

Gruaja, e cila nuk dha emrin e saj për arsye sigurie, tha se partneri i saj e përdhunoi vazhdimisht, e rrahu dhe e mbyti dhe e mbajti atë dhe foshnjën të mbyllur në banesën e tyre për orë të tëra.

 

Advertisement

Me t’u larguar, gruaja ka përfunduar në spital me lëndime në gjoks dhe mavijosje. Burri tani është arrestuar.

 

“Rrahja e fundit ishte vërtet e keqe,” tha ajo. “E dija se nëse do të ndodhte përsëri, as unë dhe as foshnja nuk do të mbeteshin gjallë.”/vizionplus.tv 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit