minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vrau mizorisht bashkëshorten/ 71-vjeçari grek nuk pendohet: Armën ma dha një shqiptare, u çmenda dhe vendosa ta vrisja

0
Vrau mizorisht bashkëshorten/ 71-vjeçari grek nuk pendohet: Armën ma dha një shqiptare, u çmenda dhe vendosa ta vrisja

Arma e krimit me të cilin 71-vjeçari vrau partneren e tij, Gjeorgjia në Salamina, u sigurua nga një grua shqiptare. Kështu ka dëshmuar para togave të zeza autori i krimit, të cilin mediat helenase e përshkruan si të ftohtë e cinik dhe aspak të penduar për krimin makabër. Ai dëshmoi se shqiptarja që i siguroi armën punonte në një lokal në ishullin pranë vendbanimit të tij.

 

“Që në momentin e parë të arrestimit, 71-vjeçari, nuk ka shfaqur asnjë gjurmë pendimi për aktin e tij”, shkruajnë mediat.

 

Advertisement

Ai është shprehur se shkak për ngjarjen e rëndë ishte xhelozia dhe lidhja e re e partneres.

 

“E kapa me dikë tjetër, u çmenda dhe vendosa ta vrisja”, deklaroi ai.

 

Advertisement

I pyetur se përse nuk zgjodhi të ndahej, por ta vriste, ai u shpreh se nuk duhet gjykuar për aktin e bërë, pasi ndihej i tradhtuar.

 

 “Pse duhet ta lë atë? Pas gjithë këtyre viteve jemi bashkë për të më qortuar?.Si ma bëri këtë mua?”, dëshmoi ai.

 

Advertisement

Siç rezultoi nga provat dhe dëshmitë , 71-vjeçari dhunonte shpesh gruan, ndërsa kishte arritur deri në thyerjen e këmbës.

Të premten e kaluar, ndërsa kishte mësuar, siç tha ai, se 43-vjeçari ishte në lidhje me dikë tjetër, e goditi, e kërcënoi dhe e shau , ndërsa në të njëjtën kohë i rrëmbeu celularin, makinën dhe u zhduk.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit