minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç dhe Kurti takime në Berlin

0
Vuçiç dhe Kurti takime në Berlin

Berlini zyrtar po përpiqet t’i japë një kurs të ri bisedimeve për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Kancelari Olaf Sholz pret sot në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Alexandër Vuçiç, më pas dy liderët do të kenë një përballje me ndërmjetësimin e të dërguarit të Brukselit për dialogun, Mirosav Lajçak.

Kreu i shtetit serb e konsideron takimin të vështirë ndërsa shprehet se nuk ndryshon qëndrim sa i takon pozicionimit ndaj Rusisë.

 

ALEXANDER VUÇIÇ

Advertisement

PRESIDENT I SERBISE

“Ata nuk mund ta kuptojnë se politika është një zgjedhje, dhe unë mund të zgjidhja lehtësisht anën e tyre, dhe do të lavdërohesha shumë më tepër se të gjithë ata. Por kjo është zgjedhja e Serbisë, të ndjekim një politikë të pavarur, jo ​​të vendosin vendet e tjera, çfarë politike do të ndjekim ne, të ndjekim një politikë në interes të qytetarëve tanë, jo në interes të fuqive të mëdha. Ata nuk e kuptojnë se është zgjedhja jonë, jo Brukseli, Uashingtoni apo Moska.”

 

Ndërkohë në Kosovë, analistët shprehen se Serbisë i intereson të mbajë një “status quo” që të zvarrisë sa më shumë arritjen e një marrëveshjeje, prandaj Kosova duhet të tregojë gatishmëri të plotë për dialog.

Advertisement

 

LULZIM PEÇI

EKSPERT I ÇESHTJEVE TE SIGURISE

“Roli i Serbisë është të mbajë këtë farë loje, të jetë pjesëmarrëse në dialog, mirëpo të mos jetë konstruktive në dialog. Dhe, ata do ta luajnë një rol të tillë edhe në të ardhmen… Unë mendoj që Kosova duhet t’i kryejë punët e veta që të tregojë gatishmërinë e plotë për dialog, e nëse Serbia nuk tregon gatishmëri për dialog atëherë është koha për vendet perëndimore dhe Bashkimit Evropian që të veprojnë, dhe vendimi më i mençur që mund të bëjnë është njohja e Kosovës nga pesë vendet e mbetura.”

Advertisement

 

Në situatën e re të sigurisë evropiane, fuqitë perëndimore e konsiderojnë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, tejet të rëndësishëm për paqen në rajon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit