Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vota pro përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të drejtave të njeriut në OKB, ishte rezultat i presionit të perëndimit.

Kreu i shtetit serb, megjithatë shprehet se Beogradi nuk i tradhton miqtë tradicionalë dhe ka marrë mirëkuptimin e presidentit rus, për qëndrimin e 7 prillit.

 

ALEKSANDER VUCIC

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PRESIDENT I SERBISE

 

“Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pak orë më parë pata një bisedë të mirë me presidentin rus Vladimir Putin, arritëm një shkallë të konsiderueshme marrëveshjeje, e cila është e rëndësishme për vendin tonë. Votimi pro rezolutës erdhi sepse u shantazhuam për importet e naftës. Nuk kemi pse të durojmë presionin e largimit nga pjesa tjetër e botës, ndërkohë që ndjekim rrugën evropiane, nuk do të kthejmë shpinën për miqtë tradicionalë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti serb gjithashtu ka deklaruar se Beogradi do të mbështetet tek Rusia në rast se Bashkimi Evropian vendos të ndërpresë plotësisht importet ruse të energjisë, sikurse ka paralajmëruar.

 

“Ne do të punojmë për ndryshimin e këtyre kushteve në mënyrë që të mos jemi nën sanksione dhe kemi biseduar për këtë me partnerët tanë rusë sepse nuk mund ta përballojmë, çmimi i naftës dhe gazit është rritur në mënyrë dramatike dhe kjo prirje do të vazhdojë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon sanksione shtesë kundër Rusisë, duke përfshirë vendosjen e menjëhershme të një embargoje të plotë për importin e naftës ruse, qymyrit, karburantit bërthamor dhe gazit.

Javën e ardhshme zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian do të marrin një vendim për këtë çështje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";