minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç: Po më bëjnë presion, refuzova Kosovën në OKB

0
Vuçiç: Po më bëjnë presion, refuzova Kosovën në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka pranuar se po përballet me presione  të mëdha nga ndërkombëtarët si pasojë e luftës në Ukrainë.

 

Në një intervistë për  mediat vendase, Vuçiç deklaroi së i është kërkuar  pranimi i Kosovës në OKB si dhe vendosja e 2 të 3 të policëve në veri me origjinë shqiptare. Kushte të cilët i ka refuzuar.

 

Advertisement

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Mund të shkruaj një novelë për këto net. Ata kërkuan që 2/3 e policëve në veri të Kosovës të jenë shqiptarë dhe që ne të pajtohemi që Kosova të pranohet në OKb-së. Ne kundërshtuam, një presion i madh nisi dhe në fund pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte”

Advertisement

 

Vuçiç ka thënë se Serbia është në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë për shkak të kërkesës për të vendosur sanksione Rusisë.

 

ALEKSANDER VUCIC

Advertisement

PRESIDENT I SERBISË

 

“Ne jemi kundër nocionit që duhet të zgjedhim nëse i duam rusët apo evropianët sepse duhet të përballemi me vështirësitë tona. Është më e rëndësishme sesa të jemi ideologjikisht në njërën anë ose në tjetrën. Në dhjetë vitet e fundit, Rusët kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë dhe ju po na çoni të humbasim të vetmin aleat që kishim në Këshillin e Sigurimit”

 

Advertisement

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin perëndimor që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit