Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka falënderuar të mërkurën të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për angazhimin e tyre personal në dialog dhe ka konsideruar se qasja e tyre pragmatike siguron atmosferë neutraliteti.

Vuçiç është takuar në Beograd me të dy zyrtarët për të diskutuar edhe për stabilitetin e rajonit, si dhe për përparimin ekonomik të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, ka thënë presidenca serbe përmes një komunikate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Vuçiçit, autoritetet në Prishtinë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shmangur përmbushjen e obligimeve të tyre përmes provokimeve të njëanshme gjë që, sipas presidentit serb, e pengon shumë ecurinë e mëtutjeshme të bisedimeve.

Escobar dhe Lajçak është thënë të kenë ofruar mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv si dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha detyrimet që parasheh dialogu.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët perëndimorë vizitojnë Beogradin pas vizitës treditëshe në Prishtinë.

Dy diplomatët perëndimorë e kanë inkurajuar edhe Kosovën që të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata po ashtu kanë thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel duhet të zbatohen.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar bisedime në nivel të lartë qysh në korrik të vitit të kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe shihet si shkak i bllokadës.

Formimi i këtij asociacioni është paraparë me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Serbia, në anën tjetër, këmbëngul në krijim e tij./ Rel