minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç konfirmon se Serbia nuk do të vendose sanksione ndaj Rusisë, Osmani: Jemi në krah të Ukrainës

0
Vuçiç konfirmon se Serbia nuk do të vendose sanksione ndaj Rusisë, Osmani: Jemi në krah të Ukrainës

Në mbërritje të samitit Ukraina-Europa Juglindore, liderët e vendeve të rajonit deklaruan mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

E të njëjtit qëndrim ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe pse Kievi nuk e ka njohur ende pavarësinë e saj.

E pyetur nga gazetarët Osmani u shpreh e bindur se kjo do të bëhet e mundur me përfundimin e agresionit rus.

Këto janë çështje bilaterale, ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në një gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj dhe pavarësinë e saj”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Advertisement

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaloi përpara gazetarëve duke thënë se do të ketë diskutime të vështira sa i takon deklaratës së përbashkët që liderët e rajonit pritet të firmosin në përfundim të samitit.

“Ne kemi disa propozime për deklaratën të cilat janë shqyrtuar gjithë natën, do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Republikës së Serbisë”, tha presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ky parim do të thotë që Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Sipas mediave në Serbi, Vuçiç do të kërkojë që nga deklarata të hiqet pikërisht vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, pjesa ku thuhet se Rusia ka ndikim keqdashës në rajon dhe fjala shtet të mos përdoret për Kosovën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit