minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç “nuk i ha presionet”: Nuk do ta njoh Kosovën!

0
Vuçiç “nuk i ha presionet”: Nuk do ta njoh Kosovën!

Edhe pas presioneve të shumta nga ndërkombëtarët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, insiston se nuk do të njohë Kosovën. Gjatë një takimi te partisë progresive serbe, Vuçiç deklaroi se nuk do të pranojë asnjë dokument që kërkon njohjen reciproke.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

Advertisement

“Para dhe pas nisjes se dialogut në qershor ne do të jemi të ekspozuar ndaj një presioni të madh. Në vitin 2008, kur shqiptarët morën vendimin për të lëvizur drejt një shteti me të vërtetë të pavarur, reagimi i shtetit serb ishte zero, sepse udhëheqja jonë e shtetit ishte thjesht ashtu. Unë do të jem absolutisht nën presionin më të madh, por më lejoni të them – unë nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës.”

 

Presidenti serb njoftoi se është i gatshëm  të vazhdojë dialogun me Kosovën teksa theksoi se vendimet e rëndësishme në Beograd nuk do të merren nga ambasadorët e huaj.

 

Advertisement

“Ne duhet të marrim pjesë në dialog, të gjejmë një kompromis, edhe pse qeveria e Prishtinës nuk i ka përmbushur obligimet e saj. Serbia do të pyesë veten dhe Serbia do të marrë vendime. Mos kini iluzione se po flasim në një mënyrë që të kemi një shans për të paraqitur një ide në një mënyrë tjetër. Qytetarët duan që njerëzit tanë të pyeten, jo të huajt, ambasadorët, , jo ata që nuk e duan Serbinë.”

 

Në fund të qershorit pritet të zhvillohet takimi i parë në Bruksel mes dy udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë i Dërguari i Posaçëm për Dialogun, Miroslav Lajcak dhe përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer javën e ardhshëm pritet te vizitojnë Kosovën ku do takohen me liderët e Prishtinës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit