minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç sulmon Albin Kurtin: Po kërkon të fusë Serbinë në konflikt me NATO-n

0
Vuçiç sulmon Albin Kurtin: Po kërkon të fusë Serbinë në konflikt me NATO-n

Në një intervistë për mediat në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti se qëllimi i tij eshtë që Serbia të hyjë në konflikt me NATON.

 

“Ai kërkon një arsye të mjaftueshme për marrëzitë që nxjerr, për ta futur  Serbinë në konflikt me NATO-n. Kjo është dëshira e tyre politike dhe ne duhet ta shmangim atë. Kurti nuk është i interesuar për investime, por unë jam. Ne duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë dhe ta mbrojmë atë nga çdo sulm. Prandaj investojmë në ushtrinë tonë. Kostot tona maten me miliarda euro”.

 

Advertisement

Sipas ,Vuçiç  vendimi i Ankarasë për ti dërguar Kosoves drone Bajraktare është në kundërshtim me të drejtën publike ndërkombëtare dhe rezolutën 1244.

 

“Veprimi i Turqisë bie ndesh me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. NATO  e di këtë gjë, Stoltenberg e di po ashtu  , të gjithë të tjerët e dinë.  Kam biseduar me Presidentin Turk, ai më tha që së shpejti do të  vijë në Serbi dhe do të kemi mundësi  për  të diskutuar më tepër.”

 

Advertisement

Presidenti i Serbisë komentoi sërish vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata Drejtorin e Agjensisë për Siguri dhe Informacion në Serbi, Aleksandar Vulin.

 

“A është ky një mesazh për mua? Sigurisht që është! Nuk kam asnjë llojë dyshimi, por çfarë duhet të bëj unë?  A duhet të gjunjëzohem në mënyrë që të qëndroj në pushtet edhe për tre apo katër muaj më gjatë?”

 

Advertisement

Vuçiç theksoi se Serbia nuk qeveriset nga Amerikanet pavaresisht respektit qe vendi I tij ka per Uashingtoni. Ai deklaroi se Beogradi e sheh ameriken si një superfuqi ashtu sic sheh edhe Kinen, Rusine dhe Europën.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit