Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur këtë të hënë në Paris, ku do të takohet me homologun francez Emmanuel Macron.

Në deklaratën e pallatit Elizé bëhet e ditur se dy presidentët do të diskutojnë për integrimin e Serbisë në bashkimin europian dhe marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Macron do të theksojë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për integrimin europian të serbisë.

Ndërsa presidenti serb ka paralajmëruar diskutime të vështira sa i takon kosovës, e veçanërisht anëtarësimit të saj në këshillin e europës.

Serbia është shprehur kundër dhe ka ngritur tashmë një grup pune për të penguar anëtarësimin e kosovës në këtë organizatë, pavarësisht se marrëveshja e brukselit e ndalon një gjë të tillë./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";