minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zgjedhjet në Beograd do përseriten, dorëzohet partia e presidentit Vuçiç, opozita fiton betejën e parë

0
Zgjedhjet në Beograd do përseriten, dorëzohet partia e presidentit Vuçiç, opozita fiton betejën e parë

 Autoritetet në Serbi kanë njoftuar përsëritjen e zgjedhjeve për komunën e Beogradit.

Njoftimi vjen pas disa muajsh tensionesh politike në rritje rreth pretendimeve se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç, mashtroi në zgjedhjet lokale.

Partia Përparimtare Serbe e krahut të djathtë u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit. Por aleanca kryesore opozitare, ‘Serbia Kundër Dhunës’, këmbënguli se fitorja u vodh. Mosmarrëveshjet çuan në protesta të mëdha nw kryeqytet që vazhduan për disa kohë.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i kanë hedhur poshtë pretendimet për manipulime, duke i cilësuar ato të sjuara që synojnë destabilizimin e Serbisë.Ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë, thanë se votimet e dhjetorit u mbajtën në “kushte të padrejta”, pjesërisht për shkak të përfshirjes së presidentit dhe avantazheve që i krijon sistemi partisë në pushtet.

Advertisement

OSBE ODIHR tha gjithashtu se zgjedhjet ishin dëmtuar nga retorika e ashpër, mediat e kontrolluara, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike.

Opozita akuzoi partinë në pushtet se solli me autobuzë qytetarë nga jashtë për të votuar në komunën e Beogradit. Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por presidenti Vuçiç është përballur me akuza për kufizimin e lirive demokratike që kur mori pushtetin mbi një dekadë më parë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit