minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Zgjedhjet në Serbi me probleme”, Parlamenti Europian diskuton parregullsitë dhe kërkon reagim nga Beogradi

0
“Zgjedhjet në Serbi me probleme”, Parlamenti Europian diskuton parregullsitë dhe kërkon reagim nga Beogradi

Parlamenti europian ka kërkuar nga Serbia që të hetojë në mënyrë transparente të gjtha ankesat për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vitit të kaluar.

Përfaqësursi i komisionit europian Didier Reynders në debatin që u zhvillua në PE për zgjedhjet, tha se Beogradi duhet t’i zbatojë menjëherë të gjitha rekomandimet e OSBE si për zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe për ato lokale.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Serbinë në zbatimin e këtyre rekomandimeve. Po ndjekim me vëmendje protestat në Serbi, pas zgjedhjeve. Më lejoni të nënvizoj rëndësinë dhe të drejtën e mbajtjes së demonstratave paqësore. Në të njëjtën kohë dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk është e pranueshme”, u shpreh Reynders.

Andreas Schieder i cili drejtoi misionin vëzhgues të Parlamentit Evropian renditi një sërë parregullsish përfshirë votuesit fantazmë, blerjen e votave si dhe raportimin e njëanshëm mediatik.

Advertisement

 “Qeveria duhet të veprojë. Por presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç nuk kanë vepruar në atë mënyrë, ata kanë kritikuar vëzhguesit e zgjedhjeve. Kjo është shumë problematike dhe mendoj se kritikat në raport janë të sakta”, tha Schieder.

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola voncramon deklaroi se zgjedhjet në Serbi ishin vjedhur e manipuluar. SIpas saj opozita e bashkuar do të kishte fituar beogradin nëse nuk do të ishin bërë parregullsi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit