minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90% e votave, ku renditen shqiptarët

0
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90% e votave, ku renditen shqiptarët

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatat e para nga numërimi i fletëve nga kutitë e votimit.

Janë numëruar mbi 90% e votave. Nga rezultatet e deritanishem  kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Pas saj vjen Stevo Pendarovskit nga LSDM-ja, kandidati shqiptar Bujar Osmani, Maksim Dimitrievski kandidati i koalicionit ZNAM, Arben Taravari, kandidati i VLEN, Biljana Vankovska- Cvetanovska, kandidate e partisë ‘E Majta’ dhe Stevçe Jakimovski, kandidat i GROM.

Më shumë se 1.8 milionë qytetare të Maqedonisë së Veriut me te drejtë vote shprehën dje vullnetin e tyre për një prej 7 emrave në garë për president.

Advertisement

Në këto zgjedhje partitë shqiptare në RMV garojnë me dy kandidatë. Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN.

Në garë janë gjithashtu presidenti aktual Stevo Pendarovski i cili është propozuar nga koalicioni për Ardhmëri Evropiane, që udhëhiqet nga LSDM. Në krahun opozitar, është Gordana Davkova që mbështetet nga VMRO DPMNE.

Gjithashtu kandidojne edhe tre emra te tjere por që nuk gëzojnë mbështetje të fortë politike.

Dy kandidatët që do të marrin më shumë vota do të shkojnë përball njëri tjetrit në raundin e dytë që mbahet në 8 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit