minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zoran Zaev i dorëzon zyrtarisht partinë Kovaçevskit: Ky është amaneti im

0
Zoran Zaev i dorëzon zyrtarisht partinë Kovaçevskit: Ky është amaneti im

Kryeministri në ikje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dorëzuar detyrën dhe ka uruar kryetarin e sapo zgjedhur Dimitar Kovaçevski për fitoren në zgjedhjet brendapartiake.

 

Zaev tha para selisë së partisë se gjëja e parë që do t’i thotë liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit është ruajtja e vlerave të partisë.

 

Advertisement

‘Kryetar, të uroj fat, mençurinë e ke, ta mbrosh këtë parti të madhe dhe shtetformuese, të kujdesesh për socialdemokracinë, të kujdesesh për unitetin dhe ruajtjen e lirisë dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe në parti. Ju uroj një mandat të suksesshëm si kryetar i LSDM-së, zgjedh një udhëheqje të urtë që të gjithë do ta ndjekim. LSDM është shtyllë e shtetësisë’, i tha Zaev kryetarit të ri Dimitar Kovaçevski.

Amaneti im është që të fitoj në zgjedhjet e ardhshme, që LSDM-ja dhe vlerat e saj të zbatohen edhe më shumë”, tha Zaev.

 

Dorëheqja e Zoran Zaev nga funksioni i kryetarit të LSDM-së erdhi si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit