minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zyrtari i lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor: Jo zvarritje me integrimin

0
Zyrtari i lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor: Jo zvarritje me integrimin

Uashingtoni i tërheq sërish vëmendjen Bashkimit Europian mbi zvarritjen e procesit të zgjerimit, duke nënvizuar se mungon një mesazh i fortë për të cilin kanë nevojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se integrimi duhet të merret seriozisht, pa humbur kohë.

“Ne do të mbështesim përpjekjet e Bashkimit Europian për të sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër bllokut dhe do të punojmë me unionin për integrimin edhe të pjesës tjetër të rajonit. Kjo përmban sinjale të fuqishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë zgjidhjen e mosmarrëevshjeve të Shkupit me Bullgarinë. Kjo ccështje duhet të zgjidhet menjëherë.”

Escobar shtoi se integrimi nuk duhet të mbetet peng i ccështjeve politike.

“Jam i shqetësuar me mungesën e besimit të publikut ndaj mesazhit se zgjerimi është i mundur, jam i shqetësuar me mungesën e mesazhit të fortë nga Bashkimi Europian. Rajoni nuk duhet të jetë i përcaktuar vetëm nga ccështjet politike, për integrimin në union.”

Advertisement

Ndërkohë, i dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se unioni do ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave por në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asgjë teknike, Gjithçka sipas tij është politike dhe kjo duhet të marrë fund.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit