
Eros Grezda nuk është më lojtar i skuadrës së Osijekut, që bën gara në elitën e futbollit kroat. Skuadra nga Kroacia ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Grezdën që e kishte deri në fund të këtij viti.
26-vjeçari ishte i huazuar te ekipi nga Hungaria, Zalaegerszegi që e riktheu te Osijeku këtë muaj. Në njoftim, Osijeku e ka falënderuar…