
Adnan Januzajt i është anuluar një gol për pozitë të dyshimtë jashtë loje. Januzaj të enjten mbrëma dërgoi topin në rrjetë, por pas rishikimit të VAR-it u vlerësua se lojtari që pasoi për kosovarin ishte në pozitë jashtë loje. Me golin e Januzajt, Real Sociedadi do të barazonte rezultatin në 1:1 ndaj Real Betisit. Në fund Betisi fitoi 4:0 dhe avancoi në gjysmëfinale…