
Mesfushori Thomas Lemar nuk do të largohet nga Atletico Madridi, pasi do të mbetet pjesë e klubit spanjoll edhe për një periudhë të gjatë. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se Lemar së shpejti do ta rinovojë kontratën me Atleticon, e cila do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2027.
Kontrata e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm dhe trajneri Diego Simeone ka kërkuar ta mbajë…