
Basketbollisti kroat Henrik Shirko është përforcimi më i ri i Golden Eagle Yllit. Kampioni në fuqi i Kosovës, e ka zyrtarizuar Shirkon të premten.
Shirko do të jetë pjesë e Yllit deri në fund të këtij sezoni.
Ai ishte pjesë e Pejës, por u largua nga ekipi pejan pas suspendimit. Shirko ka një kupë të fituar në basketbollin e Kosovës.
Advertisement