
Dy artistë, një në qytetin e Gjenevës në Zvicër, kanë hapur një ekspozitë të vetme, ku takohen arti i fotografisë Mél Dos Santos dhe i pikturave të Ramë Beqirit.
Artisti Ramë Beqiri, shqiptari që jeton në Zvicër, po prezantohet në këtë ekspozitë me 15 piktura, derisa 15 fotografi janë edhe nga artistja tjetër.
Ekspozitë u hap për publikun nga data 9 tetor në Galeri Hermance, e cila daton qe nga shekulli 16-të, me vlerësime nga fundi i periudhës gotike.
Deri tani ka interesim të madh për pikturat e artistit shqiptar dhe po vizitohet nga shumë njerëz zviceranë dhe po ashtu edhe shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31 tetor.
The post Interesim i madh në ekspozitën e artistit shqiptar, në galerinë ‘Hermance’, Gjenevë appeared first on Albinfo.