minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hapet në Hamburg atelieu i artistit shqiptar, Shuk Orani

0
Hapet në Hamburg atelieu i artistit shqiptar, Shuk Orani

Artisti i njohur shqiptar që jeton dhe krijon në Hamburg, Gjermani, hap të premten atelienë e tij në një godinë emblematike të Hamburgut. Me këtë rast do të ketë një solemnitet vernisazhi për artdashësit.

Në vazhdim, teksti i njoftiumit mbi vernisazhin.

Në një nga vendet më qendrore tregtare në Hamburg, në mes të miljeut të famshëm tregtar të Hamburgut Mönckebergstraße, në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë, në katin e dytë,  ATELIER SO (atelieu i artistit Shuk Orani) hap dyert për artistët dhe publikun e interesuar për artin.

Advertisement

Në bashkëpunim me galerinë Hamburger Kunstgalerie, Atelier SO i vë muret e tij në dispozicion të artistëve vendas dhe ndërkombëtarë për ekspozita dhe prezanton veprat më të fundit të disa artistëve premtues të Hamburgut. Pika kryesore e Atelier SO do të jetë ekspozita e artistit të njohur nga Hamburgu, Shuk Orani.

Aty ekspozohet një koleksion i serialeve të ndryshme, nga veprat e vogla deri tek ato të mëdha abstrakte nga karriera artistike e Oranit.

Artisti Orani merret me çështje sociale dhe politike si dhe me perceptime transcendentale të hapësirës dhe kohës. Ai i përkthen interpretimet e tij me bazë filozofike në forma abstrakte shumëngjyrëshe dhe pikturale në formate të mëdha spektakolare”, thuhet veç tjerash në këtë njoftim

Advertisement

Punonjësit e medias dhe kulturës si dhe të gjithë të interesuarit për artin janë të mirëseardhur. Nuk kërkohet regjistrim.

Për më shumë informacion rreth artistit dhe projektit, vizitoni www.shukorani.com.

Shuk Orani
Multimedia Artist

Gänsemarkt 50
20354 Hamburg

Advertisement

 

+49 (0) 1712722699
www.shukorani.com
[email protected]

The post Hapet në Hamburg atelieu i artistit shqiptar, Shuk Orani appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit