minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artisti Shuk Orani prezantoi në Hamburg temën “Inovacioni përmes artit dhe AI”

0
Artisti Shuk Orani prezantoi në Hamburg temën “Inovacioni përmes artit dhe AI”

Më 8 shkurt është zhvilluar në Hamburg një aktivitet interesant artistik kushtuar raporteve në mes të inteligjencës artificiale dhe artit. Me këtë rast artisti multimedial shqiptar që krijon në Gjermani, Shuk Orani, solli në pah lidhjen ndërmjet artit dhe inteligjencës artificiale, duke prezantuar një projekt artistik që solli një avatar të zhvilluar prej tij, shkruan albinfo.ch.

Orani theksoi rëndësinë e progresit në fushën e inteligjencës artificiale, ndërsa gjithashtu u përqendrua në etikën e përdorimit të kësaj teknologjie në art.

Advertisement

 

Bashkëbisedimi me avatarin Electra ofroi një platformë për reflektim dhe diskutim mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin kreativ, duke paraqitur mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Në anën tjetër, në prezantimin e tij mbi dritën si një mjet për marketingun e artit, pjesëmarrësi tjetër, Matthew Cobham, ka theksuar rëndësinë e ndriçimit të përshtatshëm për secilën vepër artistike, duke demonstruar veprat e Shuk Oranit përpara publikut, me ndriçim të përshtatshëm, shkruan albinfo.ch.

Partneriteti i kompanisë ERCO dhe AIT-ArchitekturSalon Hamburg në organizimin e këtij eventi përbën një angazhim të rëndësishëm për promovimin e artit dhe teknologjisë në kulturën bashkëkohore.

Advertisement

Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes së artit dhe teknologjisë, duke inkurajuar diskutime të thella dhe duke kontribuuar në zhvillimin e kulturës bashkëkohore.

 

The post Artisti Shuk Orani prezantoi në Hamburg temën “Inovacioni përmes artit dhe AI” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit