minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën

0
Dua Lipa bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ua ka bërë të ditur miliona njerëzve se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë liberalizim vizash.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku për katër ditë rresht do të mbahet Festivali “Sunny Hill”, Dua Lipa po përdorë llogarinë e saj në Instagram për t’i informuar 85.7 milionë ndjekësit e saj për Kosovën, raporton Albinfo.ch.

“Më lini të lirë”, ka shkruar Dua Lipa, duke përçuar mesazhin e qytetarëve të Kosovës për liri të lëvizjes pa viza.

Advertisement

“Bashkojuni thirrjes-pa viza për Kosovën”, shkruan në një postim tjetër në llogarinë e saj në instagram.

Për më tepër, ajo jep edhe informacione të tjera në fushatën e saj, që duket se tejkalon festivalin “Sunny Hill”.

“Derisa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u çliruar”, ka shkruar Lipa në postimin e saj të radhës, duke kujtuar më pas se heqja e vizave për Kosovën mbetet një premtim i pa përmbushur që nga viti 2011.

“11 vjet në një përparim të ngecur të integrimit, ne mbesim të vetmit që nuk mundemi lirshëm të kalojmë kufijtë pa viza”, ka shkruar ajo.

Advertisement

Tutje ka treguar se Kosova ka përmbushur të 95 kriteret e caktuara për liberalizim të vizave të vendosura nga BE-ja, që ishin më shumë se dyfishi i atyre që kanë plotësuar vendet fqinje.

Ajo ka kërkuar nga BE-ja që t’i lejojë të rinjtë e Kosovës që të shohin bukuritë e Evropës.

“Lejoni të rinjtë tanë të udhëtojnë pa kufizime dhe të zbulojnë bukuritë e Evropës. Na jemi lirinë për të lëvizur”, shkruan këngëtarja e shumë hiteve botërore./Albinfo.ch/

Advertisement

The post Dua Lipa bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit