minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ekspozita e piktorit shqiptar, një “shpallje dashurie” për qytetin Linz

0
Ekspozita e piktorit shqiptar, një “shpallje dashurie” për qytetin Linz

Nä vazhdën e prezantimeve të tij para publikut artdashës të Austrisë, piktori shqiptar Gazmend Freitag, me qëndrim në qytetin Linz, prezantohet këto ditë me ekspozitën e tij të radhës, shkruan albinfo.at.

“Si një person i shoqërueshëm dhe kozmopolit, piktori shqiptar Gazmend Freitag vlerëson lartë qytetin e tij “të adoptuar” Linz-in, ku ai jeton dhe punon që nga viti 2010. Ky qytet është bërë një burim i krijimtarisë së tij për të”.

Projekti i tij i fundit “MEIN LINZ” është frymëzuar nga arkitektura interesante e qytetit, qytetarët mirëdashës, zona e tij e banimit Alturfahr dhe peizazhi i bukur përgjatë Danubit. Nga kjo ndërkohë kanë rezultuar 20 punime, të cilat do të prezantohen deri më 25 korrik”, thuhet në njoftimin zyrtar për ekspozitën.

Advertisement

Hapja e ekspozitës: E hënë, 12 korrik 2021, ora 19. Fjala e hapjes: Kryetari i Bashkisë, Klaus Luger
Kurator: Konsulent Adolf Öhler

Salla e Altes Rathaus, kati përdhes, Hauptplatz 1 | 4020 Linz

Kohëzgjatja e ekspozitës: 12 – 25 korrik, 2021

 

Advertisement

The post Ekspozita e piktorit shqiptar, një “shpallje dashurie” për qytetin Linz appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit