minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ermonela Jaho ‘zhgënjehet’ nga studentët shqiptarë

0
Ermonela Jaho ‘zhgënjehet’ nga studentët shqiptarë

“Teatrin nuk do të na e bëjnë të huajt, nuk do ta bëjë askush tjetër përveç nesh”,-kështu u shpreh Ermonela Jaho këtë të hënë nga salla e “Teatrit të Operas dhe Baletit” në Shqipëri ku do të qëndrojë katër ditë për t’u dhënë mësim studentëve shqiptarë. Të qenit pjesë e skenës operistike kërkon më shumë sesa vetëm zërin lirik, ndaj një pjesë të eksperiencës së saj skenike Ermonela vendosi ta sjellë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj sopranoja e njohur tha se ndien keqardhje që ftesës së hapur i janë përgjigjur një grusht artistësh kryesisht nga Diaspora e Kosova, por mungonin studentët dhe pedagogët.

Ndër të tjera ajo thotë se për këtë mungesë, shpreson që shkas të mos jetë presioni i dikurshëm i pedagogëve a kolegëve, me të cilin vetë është përballur dikur.

Advertisement

“Po e mbaj, e po e mbaj, por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentë që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që ky është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”-tregoi ajo.

The post Ermonela Jaho ‘zhgënjehet’ nga studentët shqiptarë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit