minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Filmi shqiptar me premierë botërore në Zvicër

0
Filmi shqiptar me premierë botërore në Zvicër

Bëhet e ditur se filmi i metrazhit të shkurtë “Hana e Re”, film ky i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të ketë premierën ndërkombëtare në edicionin e 27-të të Winterthur Film Festival, Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se filmi është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Best International.

Filmi trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra-tjetrën.

Advertisement

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.

Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.

Edicioni i 27-të i Winterthur Film Festival do të mbahet mes datave 7 deri 12 Nëntor 2023.

Filmi do të shfaqet më datë 10 nëntor, e premte, nga ora 17:30.

Advertisement

The post Filmi shqiptar me premierë botërore në Zvicër appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit