minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjon’s Tears, “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021

0
Gjon’s Tears, “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021

Dje është mbajtur ndarja e çmimeve muzikore MTV Europe Music Awards 2021.

Në mesin e fituesve ishte edhe artisti shqiptar, Gjon’s Tears, i cili fitoi çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”.

Pas fitores së madhe, Gjon Muharremaj (emri i vërtetë) është shprehur i lumtur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Advertisement

“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ia dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve të mi dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të kisha qëndruar në shtëpi, kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë: Prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, ka shkruar ndër të tjera Gjon.

Kujtojmë që në këtë kategori ai ka garuar përkrah artistes tjetër shqiptare, reperes Loredana.

Ndërsa, nominimet në këtë ceremoni i udhëhoqi Justin Bieber, me gjithsej tetë të tilla.

Ndërkohë, në mesin e shumë yjeve që shkëlqyen në tapetin e kuq të MTV EMA ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Advertisement

The post Gjon’s Tears, “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021 appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit